Koha, 13/03/1991, Pse i organizuam demonstratat me 1981, Bajram Kosumi

Koha, 13/03/1991, Pse i organizuam demonstratat me 1981, Bajram Kosumi

Si një kthim në kohë në ngjarjet e vitit 1981, në dhjetëvjetorin e demonstratave shqiptare, Bajram Kosumi, njëri prej atyre që nga organet e shtetit u cilësuan si organizator analizon nga këndvështrimi i tij rrjedhat që paraprinë demonstratat si edhe vet ngjarjet. Bajram Kosumi ishte dënuar me 15 vite burgim si njëri prej organizatorëve, i mbajti nëntë vite e tetë muaj, prej të cilave shtatë në izolim. Vazhdon atje ku mbeti para se të hyjë në burg: një vit fakulteti para diplomimit dhe një ideal para realizimit.