Koha, 13/03/1991, Përligjja e paralajmëruar e absurdit, Astrit Salihu

Koha, 13/03/1991, Përligjja e paralajmëruar e absurdit, Astrit Salihu

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, në opinionin Kosovar, është përcjellë me pasiguri. Kjo si ndër qytetarë, ashtu edhe në qarqet politike shqiptare. Kjo drojë mund të gjendet, rrjedhimisht edhe nëpër mjetet e informimit. Distanca kontinuale midis popullatës shqiptare dhe strukturave shtetërore krijonte hapësirë për mosbesim ndaj shtetit dhe në mistifikimet manipulative nga ana e shtetit. Përveç në dy regjistrimet e popullsisë (1971-1981), në të gjitha të tjerat shqiptarët nuk morrën pjesë aktivisht. Kështu u krijua bindja sipas së cilës edhe regjistrimet janë “punë e Sërbisë”, e cila më me qejf do t’i fshinte shqiptarët edhe nga të dhënat statistikore edhe nga faqja e dheut.