Koha, 06/03/1991, Kosova si strumbullar negativ, Raporti i shtetit mbi të drejtat e njeriut më 1990: Jugosllavia, Stejt Departmenti

Koha, 06/03/1991, Kosova si strumbullar negativ, Raporti i shtetit mbi të drejtat e njeriut më 1990: Jugosllavia, Stejt Departmenti

Sipas obligimit ligjor, në fillim të çdo viti kalendarik Stejt Departmenti amerikan i’a paraqet Kongresit raportin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vise të ndryshme të botës. Raporti shërben si bazë orientuese, sukundër edhe vlerësimet tjera për ndërtimin e politikës së jashtme amerikane gjatë vitit. Edhe këtë herë raporti mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Jugosllavi zgjoi vëmendjen e opinionit. Raportin komentuesi amerikan e cilësoi si “Raport mbi Kosovën” ngase përkundër trendeve pozitive në gjendjen e të drejtave të njeriut në viset tjera të Jugosllavisë, në Kosovë nga ky aspekt vetëm sa është keqësuar.