Koha, 06/03/1991, Kultureliminatori, Ylber Hysa

Koha, 06/03/1991, Kultureliminatori, Ylber Hysa

Stratgjia e masave të dhunshme që hyri në çdo pore të veprimtarive në Kosovë nuk pati mirëkuptim as për institucionet e specializuara kulturore e historike. Përkundrazi, ajo u kërcënua në ato institucione kulturore që në vete përmbajnë një pjesë të rëndësishme të kulturës materiale dhe lëndës arkivore dokumentare nga e kaluara e shqiptarëve. Frika do të ishte më e vogël, sikur populli mos të kishte patur përvojë të hidhur nga ky aspekt, për aq më tepër ky mosbesim mbështetej në diçka që njihej si shkatërrim sistematik e i paramenduar i së kaluarës dhe prezencës shqiptare në këto troje.