Koha, 30/01/1991, Katedra në mjegull, Astrit Salihu

Koha, 30/01/1991, Katedra në mjegull, Astrit Salihu

Riorganizimi i propozuar i Universitetit të Prishtinës parasheh thjeshtë tri pika: votimi me paritet, bllokimi i vendosjes dhe masat e përdhunshme. Sipas shablloneve nacionale, serbët duhet të vendosin për gjithçka; e shqiptarët nëse duan mund t’i aprovojnë vendimet e tyre. Nacionalizimi i Universitetit më së shumti godet vetë Universitetin- dijeninë si të tillë. Ky shkrim në fakt nuk flet për Universitetin, por për trombozën politike e cila në qendër të vëmendjes e vë planin e Sërbisë, i cili në rastin e Universitetit të Prishtinës shpreh anakronizimin (deri në barbari) represiv në kontekst të qytetërimit evropian.